Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, vajza e Xhevdet Ferit prek me postimin e saj

schedule14:08 - 31 Janar, 2020

schedule 14:08 - 31 Janar, 2020

Arti dhe kinematografia ka humbur përgjithmonë një nga aktorët e tij më të mirë. Xhevdet Feri u nda nga jeta para kohe në moshën 59-vjeçare më 16 janar.

Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun.

Dy javë nga vdekja e aktorit të njohur vajza e tij Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka kujtuar me mall dhe dashuri babanë e saj.

 

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht tregojnë sedo  më mungosh derisa të takohemi sërish. Më mungon papi” ka shkruar ajo në Instagram./abcnews.al