Mbretëreshës Elizabeth po i jepet lamtumira e fundit. “Zemra e Londrës” është në zi, në rrugë janë dyndur qindra e mijëra qytetarë, të cilët nxitojnë në Westminster Hall për pelegrinazhin popullor, për monarken më jetëgjatë.
Ëestminster Hall, ku ndodhet arkivoli i Mbretëreshës, do të jetë i hapur 24 orë në ditë deri në orën 06:30 të hënën, dhe deri më tani radha jashtë vendit është më shumë se katër kilometra e gjatë.
Duke kaluar në të dyja anët e arkivolit, qytetarët, ulën kokën në shenjë respekti – disave iu skuqën sytë nga të qarat. Në pelegrinazhin popullor pritet të marrin pjesë qindra mijëra njerëz. Vlerësohet se shumë prej tyre do të presin dhjetëra orë në një radhë që mund të zgjasë deri në 16 kilometra.
Vlerësohet se në kushte normale dhe pa rrethana të paparashikuara, miliona qytetarë do të shkojnë në pelegrinazhin popullor gjatë katër ditëve.
Vlen të theksohet se 10,000 oficerë policie dhe mbi 1,800 ushtarakë kontribuojnë në masat sigurisë. Qytetarët që hyjnë në parlament do të kalojnë një kontroll të plotë sigurie të ngjashëm me kontrollet e sigurisë në aeroport. /abcnews.al