Patriarku Ekumenik, Tereshenjtëria e tij, Bartolomeu mbajti fjalën në lamtumirën për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Bartolomeu tha se me ndarjen nga jeta të Janullatos, ra shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Ndër të tjera, Bartolomeu deklaroi se Janullatos e ngriti Kishën Ortodokse, përmes sfidave të mëdha.
“Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot, shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ra, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasi ka ndërruar jetë. Edhe pse mosha e tij e madhe dhe përkeqësimi i shëndetit na kishte përgatitur, humbja e një ati shpirtëror, shkakton humbje të thellë njerëzore. Kur ai regjim ra dhe u krijua mundësia për rindërtimin e kishës këtu, kisha mëmë e Kostanidnopojës nisi kërkimin për një burrë me cilësi të veçanta, ky burrë duhet të mishëronte virtytin, shpirtin luftarak, punën e palodhur, besimin e palëkundur në misionin e shenjtë, të gjitha këto cilësi i gjetëm te një njeri i dalluar, që kishte fituar emër të respektuar në botën akademike, ai është bërë figurë e spikatur në kishë.
Kisha e Shqipërisë ka përjetuar një histori të trazuar, kryesisht për arsye politike. Tragjedia ndodhi kur regjimi atesit ndërmori shfuqizimin e fesë, e ktheu kishën në një kishë të përndjekur. Në 1991, patriarkana ikumene, e thirri kryepeshkopin e ndjerë Anastas dhe e dërgoi në Shqipëri, për të vendosur themele të reja. Pas një viti e gjysmë, më 24 qershor 1992, ai u zgjodh dhe u vendos kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna, udhëhoqi kishës përmes sfidave të mëdha. Ishte i durueshëm aty ku duhej, por i palëkundur për intereat e kishës”, theksoi ai./abcnews.al