TIRANË- Ditën e sotme i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit Bashkim Fino i cili ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19. Shumë politikanë nga të gjitha kahet politike kanë bërë homazhe në nderim të tij, ku nuk kanë munguar as lotët.
Së fundmi ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj si një nga miqtë e shumtë të Finos, është filmuar duke puthur fotografinë e tij, gjatë homazheve.
Gjatë ditës së sotme, për homazhe në Pallatin e Kongreseve u bënë bashkë të majtë e të djathtë. Prezentë ishin kryedemokrati Lulzim Basha me bashkëshorten, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e shumë të tjerë . E.L/abcnews.al/