Lamtumira e fundit për Kadarenë/ Kolosi i letërsisë shqipe përcillet me lule e duartrokitje

schedule12:41 - 3 Korrik, 2024

schedule 12:41 - 3 Korrik, 2024

Kjo e mërkurë 3 korrku ishte e fundit e Ismail Kadaresë fizikisht mes të gjithëve. Fjalët ishin për të, e heshtja gjithashtu.

Dy ditë pasi ai u nda nga kjo botë, në orën 9:00 dyert e Teatrit të Operas dhe Baletit u hapën, për ti dhënë lamtumirën e fundit poetit të madh të letësisë shqipe.

Arkëmorti ishte mbuluar me flamurin shqiptar, që pa asnjë dyshim u lartësua përmes fjalës që ai diti ta shkruaj e që I është përcjellë edhe 45 vendeve të tjera të botës, që shumë mësuan përmes tij për Shqipërinë.

Rastësia e donte që në sfond aty pranë akrivolit të ishte dhe silueta e shqiptares së madhe, Shën Teraza.

Bashkëshortja Helena Kadare dhe dy vajzat e tyre pritën ngushëllimet e qindra qytetarëve dhe personaliteteve të mbarë shqiptarisë që lanë shënimet e tyre të fundit në Librin e Kujtimeve për Ismail Kadaren që shkroi gjithë jetën për Shqipërinë, historinë e vlerat e saj, e që më shumë se çdo poet ia përcolli edhe botës.

Homazhe nuk zhvilluan vetëm personalitetet më të larta të politikës së vendit tonë.

Fjali të zgjedhura u përcollën nga kryeministri Rama, në fjalimin zyrtar gjatë ceremonisë shtetërore të përcjelljes së shkrimitarit.

Vendi i banesës së fundit ngjalli polemikë dhe dilema të shtuma këto ditë.

“Ai erdhi, shkroi dhe iku”, tha Rama e përkohsisht banesa e tij e fundit do të jetë në Tufinë.

Në Tiranë erdhën dhe politikanë shqiptarë të rajonit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e Ali Ahmeti i BDI-së nga Maqedonia e Veriut.

Kandare u nderua gjatë homazheve dhe nga personalitete të tjera, të kulutrës, të diplmacisë e përfaqësues fetar të vendit.

Në TOKB për përcjelljen e fundit pati një lum qytetarësh, që adhurojnë krijimtarin letrare të Kadares e shkruan aty për herë të fundit, për të nderuar shkrimtarin.

Ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit veç hapave të njerëzve, u karakterizuan nga fjalët e Kadareës, të hedhura në letra si poezie tingujt e ulët funebër, deri në momentin e fundit që u këndua himni për shqiptarin e madh.

Dhe më pas çdo gjë u ndërpre për ta nderuar shkrimtarin me një minutë heshtjeje për atë që ai la pas.

Shumë folën për sa ishte gjallë e shumë e nderuan në momentin e ndarjes prej tij fizike nga mesi i të gjithëve.

Momentin e fundit, atë të varrimit përkohësisht në Tufinë, bashkëshortja e Ismail Kadare kërkoi që të ishte private, me prezencë vetëm të familjarëve të tij. Vendvarrimi i përkohëshm i Kadares në Tufinë është jo shumë larg një poeti tjetër të shquar, e mik i tij, Dritëro Agollin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!