Frank Lampard mori në verë drejtimin e londinezëve të Chelsea. Ish-mesfushori, është ngacmuar në konferencën e zakonshme për shtyp për zgjedhjen e bërë nga Jose Mourinho, i cili pranoi ofertën e Tottenham. Portugezi në të shkuarën e kishte përjashtuar si mundësi, por nuk i dha dot “jo” drejtuesve të Spurs.
Lampard, i ngacmuar nëse do ta merrte në të ardhmen drejtimin e Tottenham, ka theksuar se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë dhe u ka thënë gazetarëve që edhe pas 10 vitesh mund t’ia kujtojnë këtë deklaratë.
“Mund të them me bindje, jo. Gjithsesi ne duhet të respektojmë të drejtën e tij për të punuar. Kam luajtur për 13 vite këtu, jam shumë krenar që e drejtoj këtë ekip. Kam miq që janë tifozë të Tottenham, por nuk është në listën time. Dhe ju mund të më kujtoni këtë që po them edhe pas 10 vitesh”, është shprehur Lampard. /abcnews.al
Would Frank Lampard ever manage Tottenham?
“I can firmly say no. We have to respect his right to work. I played here for 13 years, I am very proud to manage this club. I have friends who are Tottenham fans, it's not on my list… and you can replay that in 10 years!” #CFC #THFC pic.twitter.com/YNmnLxM7dE
— BBC Sport (@BBCSport) November 22, 2019