Tottenham-Chelsea luhet të dielën. Një nga shumë ndeshjet derbi në Londër përball Jose Mourinho dhe Frank Lampard, me këtë të fundit që e vlerëson portugezin maksimalisht. Gjithsesi, ish-mesfushori që drejton Blutë e Londrës, nuk dëshiron të jetë klon i askujt.
“Ai është një trajner i mirë, me shumë cilësi të mira. Gjithsesi nuk do të përpiqesha të isha klon i ndonjë gjëje. Jam i lumtur që do të jem kundër Jose. Gjithmonë do të kem shumë respekt për të. Duhet ta themi që më e madhe është përballja mes Chelsea dhe Tottenham, rivaliteti mes tyre dhe çfarë do të thotë për lojtarët dhe ne një sfidë e tillë. Kjo është bukuria e futbollit”, tha Lampard, i cili një vit më parë e eliminoi Manchester United nga Kupa e Ligës dhe ishte pikërisht Mourinho në stol.
Lampard, në ndeshjen e së dielës pret diçka ndryshe nga ndeshjet e fundit. Tottenham është një ekip i fortë dhe do të sulmojë. “Kemi luajtur kohët e fundit shumë ndeshjeve ndaj ekipeve që janë mbrojtur. Nuk kemi qenë në gjendje t’i çajmë ato dhe të shfrytëzojmë shanset tona. Tani mund të shohim një ndeshje më ndryshe”, përfundon Lampard. /abcnews.al

