Humbjet radhazi janë kthyer në një normalitet tashmë në perfromancat e “bluve” të Chelsea, me “londinzet” që pas disfatës së mbrëmshme ndaj Brentford e çuan në 5 numrin e ndeshjeve radhazi me humbje dhe në 8 serinë e ndeshjeve pa fitore.
Mirëpo, edhe pse ende nuk ka arritur të sigurojë pikën e parë që nga momenti i përcaktimit si trajner i parakohshëm i “bluve”, tekniku Frank Lampard duket se do “të shpëtojë” nga shkarkimi të paktën deri në fundin e sezonit.
Sipas raportimeve të mediave britanike pavarësisht 5 humbjeve në 5 ndeshje, “blutë” nuk do të shkarkojnë menaxherin e përkohshëm, me Presidentin Todd Boehly, që i ka bërë deri më tani 2 shkarkime për këtë sezon, ku në fillim shkarkoi teknikun Thomas Tuchel e më pas anglezin Graham Potter. /i.m /abcnews.al