Lampard shpreson tek Apeli, gati 75 milionë euro për zbulimin e Tares

schedule16:38 - 10 Nëntor, 2019

schedule 16:38 - 10 Nëntor, 2019

Frank Lampard ka një dëshirë për merkaton e janarit, gjithmonë nëse FIFA heq bllokadën që u ka vënë “Bluve të Londrës”. Dënimi i klubit anglez përfundon në fund të këtij sezoni, por drejtuesit kanë apeluar.

Nëse me 20 nëntor vjen përgjigja pozitive, Chelsea do të nisë sulmin drejt Milinkovic-Savic. Mesfushori i Lazios është objektivi kryesor i trajnerit Lampard. Sunday Mirror raporton se Abramovich kja gati 75 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit. Serbi pëlqehet shumë edhe nga Manchester United, por ai ndodhet në krye të listës së Chelsea dhe paratë janë gati për të. /abcnews.al

Milinkovic-Savic dhe Igli Tare