Ngolo Kante është një nga dëshirat e mëdha të Interit për mesin e fushës, por lojtari nuk do të lëvizë nga Chelsa. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Frank Lampard, në një prononcim për BBC 5 Live Sport, i jep fund shpresave të klubit zikaltër dhe thur elozhe për kampionin e botës.
“Kam lexuar shumë thashetheme rreth Kante, por sigurisht që nuk kam ndërmend të humbas shërbimet e tij. Ngolo është thelbësor për stilin e futbollit që dua të praktikoj. Dua ta mbaj në ekip me çdo kusht.
Ai është një element i rëndësishëm për mua. Kante është një futbollist i shkëlqyer dhe është normale që shumë klube e duan. Sezonin e fundit nuk pati shumë vazhdimësi, vuajti shumë nga dëmtimi që pësoi. Tani është rikthyer, ndodhet në formë dhe jam entuziast që do e kem sërish në dispozicion“, deklaron trajneri i Chelsea. /abcnews.al