Ndeshja e parë në Premier League e Frank Lampard në krye të Chelsea, ishte përballë Manchester United. Edhe bënë një paraqitje shumë të mirë, të besuarit e tij u mposhtën 4-0 në Old Trafford. Dy muaj pas asaj sfide, Chelsea dhe United do të përplasen sërish, kësaj radhe në Stamford Bridge dhe e vlefshme për EFL Cup.
Frank Lampard tha para kësaj sfide: “Një ndeshje e madhe, shorti na ka vënë përballë United. Na kanë mposhtur 4-0 ndeshjen e parë të sezonit, por ai rezultat nuk ishte i drejtë. Ata nuk e merituan atë fitore dhe të gjithë e panë.
Kësaj radhe do të jetë ndryshe, luajmë në shtëpi dhe skuadra është rritur. Kemi dhe disa lojtarë që janë rikthyer nga dëmtimet dhe me mbështetjen e tifozëve, do të tregojmë se jemi ne skuadra më e mirë”, tha Lampard./abcnews.al