Chelsea ka qenë një nga klubet më aktive në merkaton e verës së kaluar. Ekipi i Frank Lampard është forcuar dhe po rezultatet pozitive nuk mungojnë.
“Blutë e Londrës” renditen në vend të pestë në kampionat me 25 pikë, gjashtë larg vendit të parë, ndërsa në Champions League duhet të eliminojnë Atletico Madrid.
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka folur në Sky Sports rreth pritshmërive për vitin 2021. “Jam i lumtur, por pres edhe më shumë nga skuadra.
Në fillim të sezonit kishim shumë lojtarë të rinj, ndërsa kishte edhe nga ata që për arsye dëmtimesh nuk e zhvilluan me ne fazën përgatitore.
Në ndeshjet e para patëm performanca të mira dhe jo aq të tillë, flas duke marrë parasysh rezultatet e arritura. Më pas u përmirësuam dhe nisëm të bëjmë shumë mirë.
Kemi një dëshirë të madhe për të luftuar për tituj. Kjo skuadër e ka potencialin për të bërë shumë më mirë se kaq“, deklaroi trajneri i Chelsea. /abcnews.al