Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lampard ka cilësi dhe ide fantastike, do ishte trajneri ideal për Anglinë”

schedule16:44 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 16:44 - 4 Dhjetor, 2020

Frank Lampard ka qenë një mesfushor i mrekullueshëm, teksa prej vitit 2018 ka nisur karrierën e trajnerit. Në fillim drejtoi Derby County në Championship. Korrikun e vitit të kaluar mori drejtimin e Chelsea, klubi ku kaloi vitet më të bukura si futbollist.

42-vjeçari po bën një punë shumë të mirë në drejtimin e “Bluve të Londrës” dhe po tenton të aplikojë një futboll ofensiv. Branislav Ivanovic e vlerëson shumë dhe ka besim tek aftësitë menaxheriale të ish-shokut të skuadrës te Chelsea.

Mbrojtësi i WBA, në një prononcim për Daily Mail, e sheh Lampard si trajnerin e ardhshëm të kombëtares së Anglisë. “Kur Frank vendosi të bëhej trajner, të gjithë ata që e njihnin e dinin që do të kishte sukses në këtë profesion.

Nuk është vetëm personi i duhur për Chelsea, por mund të jetë i tillë edhe për Anglinë. Unë shpresoj që të qëndrojë gjithë jetën në drejtim të Chelsea, por jam i sigurt se ai mund të bëjë diferencën edhe në stolin e kombëtares.

Ai e njeh në perfeksion futbollin dhe ka ide të shkëlqyera. Dëgjoj intervistat e tij, dhe dallohet lehtë se e kupton shumë mirë këtë lojë. Është i qartë në gjërat që duhet të bëjë dhe si ta bindë grupin.

Nuk është aspak e lehtë të bindësh skuadrën që të luajë futbollin që do ti. Rrethohet nga një grup i mirë njerëzish, të cilët e ndihmojnë. Lampard do të korrë suksese, kudo që të shkojë“, deklaron Ivanovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!