Chelsea-Everton është një nga ndeshjet më interesante të javës së 29-të në Premier League. Dy skuadrat do të kërkojnë pikët maksimale në duelin e së dielës (15:00) në “Stamford Bridge”. Frank Lampard do të përballet me ish-trajnerin e tij te Chelsea, Carlo Ancelotti.
Italiani ka lënë një kujtim shumë të bukur në klubin londinez dhe të gjithë po presin me padurim rikthimin e tij, edhe pse si kundërshtar. Lampard thur elozhe për Ancelottin gjatë konferencës për shtyp dhe zbulon se është zbavitur shumë me të në stol.
“Carlo do të mirëpritet nga të gjithë të dielën, ai gëzon respektin e klubit dhe tifozëve. Këtu ka respekt maksimal për atë që ka bërë me Chelsea, po flasim për një person dhe trajner të shkëlqyer.
E kam dashuruar punën që bëja me të, tregoi se aftësi fantastike edhe në aspektin njerëzor. Ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me lojtarët. Ancelotti ia ka dalë të marrë më të mirën nga unë si lojtar. Jam zbavitur shumë me të në stol“, deklaron trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al