Kai Havertz ishte një nga dëshirat e mëdha të Frank Lampard dhe drejtuesit e klubit ia plotësuan dëshirën. Chelsea pagoi 70 milion euro + bonuse, në arkat e Bayer Leverkusen, teksa 21-vjeçari gjerman firmosi një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 8 milion eurosh në sezon.
Trajneri i “Bluve të Londrës”, në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, flet me superlativa për një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman, i cili mund të mbulojë disa role në repartin e sulmit. “Havertz është një blerje e madhe e klubit tonë.
E ndiqja me kujdes prej shumë kohësh këtë lojtar. Ai si Ballack? Michael ka qenë një futbollist shumë i mirë, kemi kujtime të shkëlqyera nga ai, por secili ka karakteristikat e veta. Kai ka stilin e tij unik, jam shumë entuziast që do të punoj me të dhe mezi po pres“, thekson trajneri i Chelsea. /abcnews.al