Chelsea fitoi 1-2 në Francë kundër Rennes dhe ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16 në Champions League. Dy sulmuesit Callum Hudson-Odoi dhe Oliver Giroud, realizuan golat e fitores për ekipin londinez.
Trajneri Frank Lampard ndihet i lumtur për fitoren dhe kualifikimin, teksa vlerëson profesionalizmin e Giroud, të cilit i mjaftuan 22 minuta në fushë për të dërguar topin në rrjetë.
“Jam i kënaqur nga rezultati dhe fitorja. Po përmirësohemi, po hedhim hapa përpara, e shfaqëm edhe sot progresin tonë. Më pëlqeu qëndrimi i lojtarëve dhe reagimi në fund.
Giroud? Të gjithë luftojnë për një fanellë titullari. Oliver është një profesionist i madh, i tillë është në çdo stërvitje. Sot e tregoi se çfarë futbollisti është“, thekson Lampard. /abcnews.al