LaLiga/ Rikthehet “Lewangoalski”, “bomberi” polak shënon tre në triumfin ndaj Alaves

schedule18:56 - 6 Tetor, 2024

schedule 18:56 - 6 Tetor, 2024

Nën drejtim e teknikut Hansi Flick, duket t’i jetë “zgjuar” dëshira për të shënuar si dikur.

“Bomberi” polak Robert Lewandowski po kalon një moment fantastik te “Katalanasit” e Barcelona, teksa pasditen e kësaj të diele realizoi plot tre gola në fitoren e thellë, 3-0 të skuadrës së tij, në transfertën e Alaves.

Në tre golësh i shpejtë në minutat 7’, 22’ e 32’ majftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës së Hansi Flick, si dhe për rikonfirmuar vendin e parë të polakut në garën për golashënuesin e kampionatit, me “yllin” Lewandowski, që ka shënuar plot 10 gola e ka dhuruar 2 asiste, në 9 javët e para të kampionatit.

Ndërkaq, sa i përket renditjes, Barcelona mbetet në vendin e parë të tabelës me plot 24 pikë e ndjekur nga Real Madrid, me 21 pikë. /i.m /abcnews.al