Ishte padyshim një përballje për t’u harruar sidomos për njërin prej tyre në veçanti.
“Ylli” francez, Kylian Mbappe nuk pati mbrëmjen e tij më me fat, këtë të mërkurë, teksa pa një gol të anulluar dhe një penallti të humbur, në disfatën 2-1 që “Galaktikët” e Real Madrid siguruan në transfertën e “San Mames” ndaj Athletic Bilbao.
Të pagabueshëm për vendasit ishin Alejandro Berenguer e Gorka Guruzeta, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutat 53’ e 80’, ndërsa Bellingham ngushtoi diferencën në minutën e 78’-të, por pa mundur dot të bëjë më shumë.
Falë kësaj fitoreje të madhe, Athletic Bilbao ngjitet në vendin e 4-t, me 29 pikë, ndërsa Real Madrid mbetet në vendin e 2-të me 33 pikë. /i.m /abcnews.al