LaLiga/ Mbappe e Vinicius nderojnë “Galaktikët”, Real Madrid nuk gabon në transfertën e Celta Vigo

schedule22:56 - 19 Tetor, 2024

schedule 22:56 - 19 Tetor, 2024

Fitore kërkohej për të mos lënë “Katalanasit” të shkëputen dhe ajo u arrit.

“Galaktikët” e Real Madrid janë rikthyer te fitorja, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 2-1, skuadrën e Celta Vigo, pikërisht në stadiumin e këtyre të fundit, “Estadio de Balaidos”.

Kylian Mbappe e Vinicius Junior ishin heronjtë e kampionëve në fuqi të LaLiga, me “yjet” e sulmit që shënuan respektivisht në minutat 20’ e 66’ të sfidës, ndërsa për vendasit rrugën e rrjetës e gjeti mesfushori suedez, Williot Sedberg, i cili barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 51’-të, por pa mundur të bëjë më shumë.

Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e Carlo Ancelotti ngjiten në kuotën e 24 pikëve, po aq sa Barcelona kryesuese, e cila do të përballet të dielën (nesër) me skuadrën e Sevilla, ndërsa Celta Vigo mbetet në vendin e dhjetë të renditjes me 13 pikë. /i.m /abcnews.al