Ishin fitore të rëndësishme dhe deri diku të pritshme.
Osasuna e Girona nuk kanë gabuar në javën e 12-të të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga, teksa kanë fituar sfidat e tyre, respektivisht ndaj Real Valladolid e Leganes, duke arritur të sigurojnë tre pikë të arta.
Kështu, në “Estadio El Sadar”, Osasuna vendase u mjaftua me një gol të Ante Budimir në minutën e 19’-të, nga pika e bardhë e penalltisë për të siguruar triumfin, triumf që i ngjit në vendin e 4-t, ndërsa Valladolid mbetet në vendin e parafundit me 8 pikë.
Në krahun tjetër, Girona triumfoi me vështirësi, “fesvistalin” e golave, me përballjen që u mbyll në shifrat 4-3, ku për vendasit shënoi Guiterrez, Arnau Martinez, Stuani dhe Sergio Gonzalez, ky i fundit autogol, ndërsa miqtë ngushtuan rezultatin falë Tapia, Cruz e Munir El Haddadi, por nuk mundën të bënin më shumë.
Falë këtij rezultati, Girona ngjitet në vendin e 10-të të renditjes me 15 pikë, ndërsa Leganes mbetet në vendin e 15-të me 11 pikë. /i.m /abcnews.al