Më në fund doli një skuadër e cila arriti të ndalë hovin e tyre.
“Katalanasit” e Barcelona kanë zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në transfertën e “San Mames” janë mundur me rezultatin minimal 1-0, nga “Baskët” e Real Sociedad, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të LaLiga.
Goli i vetëm i fitores për djemtë e teknikut Imanol Alguacil erdhi nga “fantazisti” Sheraldo Becker, në miuntën e 33’-të me sfidën që mbeti me rezultatin e pandryshuar deri në fund.
Falë këtij rezultati, Barcelona vijon të mbetet në vendin e parë të tabelës me 33 pikë, teksa ndiqet nga Real Mardrid me 27 pikë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur e në krahun tjetër, skuadra e Real Sociedad ngjitet në vendin e 8-të të renditjes, me 18 pikë. /i.m /abcnews.al