Lajmëtari i kohëve moderne, për 13 vite në krye të detyrës, Stoli Bega rrëfen pasionin e përditshëm

schedule19:32 - 9 Tetor, 2024

schedule 19:32 - 9 Tetor, 2024

Edhe pse jetojmë në kohë dixhitale, profesioni i postierit vijon të mbetet mjaft i rëndësishëm edhe në ditët e sotme. Postier është një profesion që ka lindur me njeriun dhe për vite me radhë ka vazhduar ne forma të ndryshme. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë.

Madje, lajmëtar që lëvizin në këmbë hasim edhe në ditët e sotme. Stoli Bega është një postiere e Shërbimit Postar në Durrës. Për 13 vite me radhë, Stolia vijon me të njëjtin ritual, shpërndan postën tek qytetarë të ndryshëm dhe nëpër institucione. ABC News ka ndjekur nga afër një ditë të zakonshme pune të Stolies, ndërsa ajo tregon me pasion ritualin e saj tê përditshem.

Stolia thotë se fillimisht ka pasur një detyrë tjetër në shërbimin postar, por pasioni bëri që të kërkonte të ishte postiere.

Ajo thotë se vijon me të njëjtin pasion si 13 vite më parë, edhe pse tregon se nuk është e lehtë të shërbesh në ditë me shi apo me temperatura të larta.

Me gjithë shpejtësinë e madhe të zhvillimit të komunikimeve elektronike, roli i postës vazhdon të jetë i pranishëm kudo në botë si një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i përdorur në çdo vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!