Lajmet për shitjen dhe rinovimin, Laporta dërgon numrin 2 në shtëpinë e Dembele

schedule18:58 - 7 Maj, 2021

schedule 18:58 - 7 Maj, 2021

Disa ditë më parë në mediet spanjolle u shpërnda shpejt lajmi se Barcelona kërkon fonde dhe ka nxjerrë në shitje Ousmane Dembele. Nga ana tjetër disa medie raportonin se francezi nuk i është përgjigjur kërkesës për rinovim nga ana e klubit.

Pas marrjes së këtij lajmi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka lëvizur menjëherë dhe ka bërë lëvizje të qartë. Nga Spanja mësohet se ai ka nisur menjëherë zëvendësin e tij, Rafa Yuste në shtëpinë e Dembele.

Yuste ia ka bërë të qartë situatën 24-vjeçarit francez, duke i shprehur qartë se Barcelona ka besim te ai dhe se klubi dëshiron të rinovojë kontratën me të, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri më tani nuk është mësuar të ketë pasur negociata për zgjatje. /abcnews.al