Lajmet e rreme në qarkullojnë 6 herë më shpejt se lajmet e vërteta

schedule13:47 - 9 Mars, 2018

schedule 13:47 - 9 Mars, 2018

Sipas një studimi të fundit lajmet e rreme në rrjetin social Tuiter qarkullojnë gjashtë herë më shpejt se se lajmet e vërteta. Të dhënat vijnë nga kërkimet e bëra mbi 126 mijë pastime në tuiter të publikuara nga 3 milionë persona dhe të rishpërndara më shumë se 4.5 milion herë.

Në Tuiter lajmet e rreme shpërndahen gjashtë herë më shpejt në krahasim me lajmet e vërteta dhe kanë 70 për qind më shumë mundësi për tu ripublikuar. Të dhënat vijnë nga kërkimet e bëra mbi 126 mijë pastime në tuiter të publikuara nga 3 milionë persona dhe të rishpërndara më shumë se 4.5 milion herë. Artikulli i publikuar në revistën prestigjoze “Science”, është përgatitur nga grupi I institutit të teknologjisë së Masacusets.

Ky është studimi më i gjerë i bërë mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme online, që është bërë ndonjëherë, në bashkëpunim me Tuiter. Rrjeti social la lënë liri të plotë për studiuesit që të hyjnë në arkivat historike.

Lajmet e rreme më të shpejta kanë të bëjnë me politikën duke lënë prapa ato për terrorizmin, fatkeqësitë natyrore, financën dhe shkencën. Një fakt tjetër është se media lajmet e rreme duan gjashtë herë më pak kohë për të arritur tek 1.500 persona, në krahasim me kohën që i duhet lajmeve të vërteta për të arritur tek I njëjti numër personash.

Ajo që i bën lajmet e rreme kaq popullore janë sidomos persona se sa programet që shërbejnë për këtë qëllim. Kjo ndodh se pse ka më shumë persona që janë të predispozuar të ripostojnë informacione që konsiderohen të rreme apo të reja dhe lajmet e rreme rezultojnë pikërisht tek rubrika e lajmeve më të fundit. Në rrjetet sociale personat marrin më shumë vëmendje nëse janë të parët që publikojnë lajme  të reja sepse kjo kategori cilësohet si më e informuar.

Sipas studiuesve për t’u përballur me fenomenin e lajmeve të rreme dhe me influencën negative që kanë në shoqëri, duhen përfshirë mediat online dhe shkollat duke organizuar iniciativa për të rinjtë në mënyrë që ata të dallojnë informacionet e vërteta nga ato të rreme. /abcnews.al