Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i lumtur teksa për ndeshjen derbi me Espanyol i rikthehen futbollistë të rëndësishëm.
Pas angazhimeve me kombëtaret Pique, Pedri, Nico, Eric, Sergi Roberto dhe Neto janë rikthyer në stërvitje dhe do të jenë gati për derbin e së shtunës kundër Espanyol.
Ndërsa për këtë sfidë Xavi do të ketë edhe mungesa Ansu Fati, Aguero, Dembélé dhe Braithëaite, ndërsa Desti është akoma në dyshim nëse do të jetë 100% e formës së tij.
Dani Alvesh është risia e madhe e stërvitjes, i cili është përforcimi më i fundit i blaugranave, që gjithashtu është pritur shumë mirë nga pjesa tjetër e stafit, teska është vënë menjëher nën urdhrat e Xavit. /f.a/abcnews.al