Lajme të mira për Tiranën, Shehit i kthehen dy titullarë për derbin në “Kupën e Shqipërisë”

schedule11:07 - 11 Nëntor, 2021

schedule 11:07 - 11 Nëntor, 2021

Tirana ka marrë lajme të mira sa i përket rikthimit të futbollistëve. Orges Shehi për derbin me Dinamon në “Kupën e Shqipërisë”, do të ketë të gatshëm dy lojtarë titullarë.

Majkëll Ngo dhe Ardit Toli do të jenë nën urdhrat e teknikut të ‘bardh e bluve”, të cilët janë kthyer nga pezullimet.

Kujtojmë se Tirana në ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë është mundur nga Dinamo me rezultatin 2-0, dhe në ndeshjen e kthimit me 17 nëntor do t’i duhet të përmbysë rezultatin për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër.

Nga ana tjetër në kampionat, “bardh e blutë” kryesojnë me 20 pikë  në 8 javë të luajtura, 6 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga skuadra e Kukësit, me të cilën do të përballet më 20 nëntor. /f.a/abcnew.al