Lajme të mira për Mourinho, rikthehet Marash Kumbulla

schedule15:44 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 15:44 - 6 Dhjetor, 2023

Mbrojtësi i Romës dhe i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po përgatitet mjaft mirë pas dëmtimit të rëndë që pësoi muaj më parë.

Qendërmbrojtësi kuqezi po stërvitej sërish me pjesën tjetër të skuadrës ditën e sotme, teksa Roma filloi përgatitjet për ndeshjen e ardhshme ndaj Fiorentina.

Megjithatë, Kumbulla pritet të jetë në dispozicion të plotë të Mourinhos në muajin janar. Ndërkohë, Renato Sanches gjithashtu vazhdoi stërvitjen në grup dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Serie A të dielën./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!