Deri në mesditë i gjithë territori shqiptar mbetet me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta.
Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar shi.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 19°C deri në 38°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. /abcnews.al/