Lajm super për Shqipërinë, Hungaria na pret pa tifozë në stadium

schedule18:19 - 21 Shtator, 2021

schedule 18:19 - 21 Shtator, 2021

Hungaria duhet të luajë dy sfidat e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës në shtëpi me dyer të mbyllura. Ky është dënimi i dhënë nga FIFA, për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve hungarezë ndaj lojtarëve të Anglisë. Gjithashtu kundërshtarët e Shqipërisë, duhet ta paguajnë edhe një gjobë prej 200 mijë frangash zvicerane.

FIFA vendosi dënim sepse një pjesë e mbështetësve të Hungarisë ofenduan Sterling dhe Bellingham duke i quajtur majmunë gjatë fitores 4-0 të Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës më 2 shtator. Përveç thirrjeve, tifozët hodhën edhe sende në fushë, në sfidën që anglezët triumfuan 4-0 në Budapest.

Ky është një lajm i mirë për kombëtaren, pasi më 9 tetor do të luajë ndeshjen e kthimin në Budabest. Hungaria është një nga rivalët e Shqipërisë në grupin I dhe është kundërshtari direkt për vendin e dytë në grup së bashku me Poloninë.

Kuqezinjtë triumfuan 1-0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” ndaj Hungarezëve dhe tashmë kanë një të barabartë edhe në transfertë, pasi stadiumi do të jetë i boshatisur.

Në 6 sfidat e luajtura deri më tani, Anglia udhëheq grupin I me 16 pikë, 4 më shumë se Shqipëria e vendit të dytë. Renditja vijon me Poloninë në vendin e tretë me 11 pikë, ndjekur nga Hungaria me 10 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!