“Lajm pozitiv që Beleri nuk do jetë më qytetari i pari i Himarës”, Idrizi: Të ikë dhe të përfaqësojë qytetarët europian grekë në PE

schedule21:05 - 9 Korrik, 2024

schedule 21:05 - 9 Korrik, 2024

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka konsideruar lajm pozitiv që Fredi Beleri nuk do të jetë zyrtarisht qytetari i parë i Himarës.

I ftuar në “Real Story”, ai ka thënë se Beleri duhet të ikë dhe të përfaqësojë qytetarët europian grekë në Parlamentin Europian.

Sakaq, Idrizi ka theksuar se popujt e Greqisë dhe Shqipërisë mund t’i kemi miq, por shtetet janë rivale me njëra-tjetrën.

“Kundërshtimi im si Shpëtim Idrizi ka qene, që unë mendoja që kishte parti që do e vinin në krye Belerin dhe unë e mendoja si ndihmë, që nuk mund të vendosni njeriun që është i dënuar për poshtërim të republikës dhe për armëmbajtje pa leje.

Pra, dua të të sqaroj pozicionin tim. Pra, sot ky hidrauliku që e ka shkruar vetë këtë formim… unë tashmë besoj që është lajm pozitiv që nuk do jetë më qytetari i pari i Himarës. E dyta, Fredi Beleri duhet të iki dhe të përfaqësojë qytetarët europian grekë në PE. Pra, nëse ky është standardi… po flasim për një njeri që është zgjedhur më i miri përfaqësues i qytetarëve europian grek për t’i përfaqësuar.

Ka dhe një problem, që e kam thënë në parlament dhe po e them dhe këtu, ne një gjë duhet të kemi të qartë, ne dy popuj nuk jemi miq. Kemi dhënë dhe kemi marrë, por ne si politikë, si media, si popull, ne popujt mund t’i kemi miq, por shtetet janë rivale me njëra-tjetrën, qeveritë janë rivale. Pra, gjithë kohës qeveria dhe shteti shqiptar do të jetë në rivalitet me Greqinë dhe Serbinë. Por ka ik koha që shqiptarët të kenë shef dhe Greqia të përdor jo argumentet.

E fundit, pyetja ime retorikë është kjo ‘po pse faji im është që nuk e bëri ndonjë tjetër këtë’?”, tha Idrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!