Qeveria ka reaguar lidhur me shkrimin e bërë sot nga “Der Spigel’’ ku theksohet se kryeministri Edi Rama u përfshi në një incident gjatë një fluturimi në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas medias gjermane Rama përfundoi i shoqëruar në polici për shkak se nuk pranoi të mbante maskën anti-covid, para nisjes së një fluturimi nga Frankfurti i Gjermanisë për në Shtete Bashkuara të Amerikës.
Lexo edhe: Media gjermane: Policia shoqëroi kryeministrin Rama, nuk vuri maskën në avion
Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin Endri Fuga, thekson se ky është një incident i vjetër dhe nuk kishte të bënte me vendosjen e maskës por me sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtareve të ekuipazhit.
Sipas Fugës ka pasur edhe një kërkim ndjese nga ana e kompanisë së fluturimit.
“Lajm i vjetër, për një incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtareve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, ka shkruar Fuga.
/abcnews.al/
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022

