Lajm i mirë: Shërohen edhe 6 pacientë nga koronavirusi në Shqipëri

schedule19:44 - 27 Mars, 2020

schedule 19:44 - 27 Mars, 2020

Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19. Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi.

Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

Këtë lajm e ndau në rrjetet sociale, m inistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë këtë mbrëmje një lajm të mirë. Manastirliu bën të ditur se janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe 6 pacientë.

Deri më tani numri i personave që kanë fituar betejën plotësisht është 31.

Lajm i mirë

Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga #COVID-19

Deri tani 3i qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë

#FORCA ekipit të mjekëve të #Infektivit’, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Shihni ecurinë e koronavirusit  në Shqipëri: