Lajm i mirë për Zidane, dy titullarë gati për duelin e radhës në La Liga

schedule08:34 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 08:34 - 28 Dhjetor, 2020

Real Madrid luan ndeshjen e fundit të këtij viti në kampionat përballë Elche në transfertë. Kampionët në fuqi të Spanjës zbresin në fushë në 30 dhjetor, teksa Zinedine Zidane ka marrë një lajm të mirë përpara kësaj përballje.

Eden Hazard dhe Luka Modric janë gati për këtë takim. Të dy titullarët e “Los Blancos” nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Granada. Belgu ka lënë pas problemet fizike dhe u grumbullua në duelin e fundit, por trajneri nuk rrezikoi dhe e la në stol gjithë kohës.

 

Hazard dhe Modric

Ndaj Elche pritet ta nisë si titullar, njësoj si edhe Modric. Nënkampioni i botës është rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të mos aktivizohej ndaj Granada. 35-vjeçari është gati për takimin e radhës, një lajm që gëzon trajnerin Zidane. /abcnews.al