Trajneri francez Galtier e ka nisur ditën me një lajm pozitiv në kuadër të ndeshjes së nesërme për 1/16 e Champions League mes PSG-së dhe Bayern Munich.
Sipas raportimeve nga shtypi francez, Messi dhe Mbappe janë stërvitur me grupin dhe janë rikuperuar për ndeshjen e nesërme në mbrëmje.
Messi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes në Kupën e Francës përballë Marseille, ndërsa Mbappe në ndeshjen kundër Montepeiller. Për sulmuesin francez u tha se nuk do të ishte i gatshëm të futej në fushën e lojës deri në fund të muajit, por Mbappe arriti të rikuperohej.
Kështu, Galtier do të futet nesër në fushë me fuqi të plotë sulmuese./ h.ll/abcnews.al