Një lajm i mirë për Jose Mourinhon dhe Romën, pasi trajneri portugez ka rikuperuar një lojtar të rëndësishëm në mesfushë.
Në fakt, siç raportohet nga “Tuttomercatoweb”, Renato Sanchez është rikthyer në grup dhe në dispozicion të plotë të Mourinho.
Renato Sanches ka vuajtur nga një dëmtim i gjatë, por tani ai është gati dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen kundër Udinese në “Olimpico” të dielën në orën 18:00./h.ll/abcnews.al