Frank Lampard është ndalur te merkato në konferencën e dhënë përpara ndeshjes së nesërme kundër Burnley në shtëpi. Trajneri i Chelsea i hap rrugë largimit të Oliver Giroud drejt Interit dhe pranon se largimi i tij nuk varet nga blerja e ndonjë sulmuesi tjetër.
Ndryshe ndodh me Milanin. Kuqezinjtë pëlqejnë mbrojtësin Andreas Christensen, por trajneri anglez e përjashton si mundësi, teksa flet edhe për interesimin ndaj Moussa Dembele, sulmuesit të Lyon.
GIROUD – “Nëse të gjithë palët bien dakord do të diskutojmë nëse Giroud mund të largohet, por nuk kemi marrë ende asnjë vendim. Largimi i tij nuk lidhet me afrimin e ndonjë sulmuesi tjetër”.
DEMBELE – “Po flasim për një futbollist që e njoh mirë, edhe klubi e njeh mirë, por jam befasuar nga fakti që emri i tij lidhet me ne. Nuk është i vetmi për të cilin kanë thënë që do të transferohet te Chelsea. Po kërkojmë për një lojtar që do të përforconte sulmin tonë, por nuk po bisedojmë as me Dembele dhe me as ndonjë tjetër”.
CHRISTENSEN – “E përjashtoj mundësinë që Andreas do të transferohet te Milani. Më pëlqen shumë si lojtar, më ka pëlqyer gjithmonë dhe e kam dalluar talentin e tij që prej kohës kur stërviteshim së bashku. Dua që të përmirësohet edhe më shumë”. /abcnews.al