Atalanta do të tentojë nesër të marrë pikët e para në Champions League. Pavarësisht se zhvillohet në Italia, ndeshja është e shumë e vështirë dhe përballë ekipit të Gjimshitit është Manchester City i Pep Guardiolës.
Trajneri Gasperini i ka të gjithë lojtarët të gatshëm për këtë ndeshje, teksa me grupin është bashkuar edhe Duvan Zapata. Sulmuesi kolumbian qëndron pushim prej 12 tetorit, ditë kur u dëmtua në ndeshjen e kombëtares kundër Kilit.
Bomberi kryesor i ekipit, i cili humbi 5 ndeshje, ka lënë pas krahëve problemet, ka nisur stërvitjen me skuadrën dhe mund të aktivizohet kundër “Cityzens”. Një lajm i mirë për ekipin bergamask, që do të tentojë surprizën e madhe kundër kampionëve të Anglisë. /abcnews.al