Platforma Google ka implementuar funksionin e ri për organizimin e tabeve, ashtu sicc e kishte paralajmwruar.
Përdoruesit e Chrome tani mund të grupojnë tabet në dritaret e tyre të shetuesit. Grupet e tabeve mund të personalizohen, ato mund të emërtohen dhe të bëhen me ngjyra, ndërsa në versionin e ri të Chrome tani është gjithashtu e mundur që tabet lehtë të zvogëlohen dhe zgjerohen.
Këto janë vetëm disa nga karakteristikat e reja që vijnë në versionin e ri të Chrome. Tani, kur të kaloni mbi tab, do të shfaqet thumbnail preview e faqes. Për më tepër, është e mundur që të plotësoni dhe ruani dokumentet PDF direkt në Chrome, ose duke përdorur shkurtesat e Adobe PDF. Google thotë se karakteristikat e reja nuk do ta ngadalësojnë shetuesin Chrome. Tabet do të punojnë 10 % më shpejt, falë funksioneve PGO (prole guided optimization) dhe “tab throttling”./abcnews.al

