Lajm i mirë, foshnja njëmuajshe fiton betejën me Covid 19

schedule15:29 - 22 Prill, 2020

schedule 15:29 - 22 Prill, 2020

Një foshnjë vetëm një muajshme ja ka dalë me sukses në betejën me koronavirusin që ka marrë jetën e mijëra njerëzve në mbarë botën.

Një foshnje njëmuajshe nga Tajlanda është bërë pacienti më i ri që arrin t’i mbijetojë pa pasoja infeksionit me koronavirus.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dijes e pediatrit tajlandezë që i shërbyen foshnjës thanë se ai u diagnostikua më pneumoni dhe Covid-19 që herët, ndaj edhe trajtimi brenda 48 orëve nga zbulimi i sëmundjes ishte vendimtar për shërimin e tij.

Vështirësia më e madhe për autoritetet ishte gjetja e ilaçeve kundër viruseve që nuk do të shkaktonin efekte anësore te trupi i vogël i të porsalindurit.

Kjo pengesë u kalua pas konsultimit me farmacistët.

“Strategjia që përdorëm ishte që fëmija të trajtohej me ilaçe për dhjetë ditë. Shëndetin ia kontrollonim përditë dhe pas tre apo pesë ditësh, radiografitë na konfirmuan shenjat e shërimit gradual. Për fat të mirë mundëm ta zbulojmë që herët pneumoninë e tij,” tregon një nga mjekët pediatër që asistoi foshnjën tajlandeze.

Fëmijët është provuar se përjetojnë simptoma më të lehta të Covid-19 sesa te të rriturit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!