Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule16:40 - 24 Shtator, 2020

schedule 16:40 - 24 Shtator, 2020

Për herë të parë që prej datës 9 korrik, në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë 134 persona nga 852 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

100 persona janë shëruar, duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale                   83103

Raste pozitive                    12921

Raste të shëruara            7239

Raste Aktive                        5312

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2630

Durrës                         576

Shkodër                       380

Lezhë            302

Elbasan                         300

Korçë            250

Fier                                246

Vlorë                     195

Kukës                    154

Berat                     108

Dibër                       90

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!