Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga Portugalia pak çaste më parë, pasi e ëma e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka dalë nga spitali. Prej disa ditësh, e ëma e yllit portugez ishte nën kujdesin e mjekëve dhe e shtuar në spital, për shkak të një goditje në tru.
Një sëmundje e rëndë dhe një situatë alarmante, por për fat të mirë, gjithçka është lënë pas dhe gjendja shëndetësore e Dolores Aveiro, është përmirësuar ndjeshëm. Vetë Cristiano ka qenë gjatë gjithë kohës pranë të ëmës së tij dhe familjarëve.
Kujtojmë që Ronaldo e ka humbur babanë e tij shumë kohë më parë, kur ishte vetëm 19 vjeç dhe luante për Manchester United. Me të ëmën, CR7 është shumë i lidhur dhe këtë gjë e ka pranuar dhe vetë publikisht. Një lajm i mirë për Ronaldon, familjen Aveiro dhe për të gjithë botën e futbollit./abcnews.al