Lajm i keq për Princin Herri! Vazhdon beteja me sistemin e drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar

schedule13:06 - 23 Maj, 2023

schedule 13:06 - 23 Maj, 2023

Princi Herri nuk mund të bëjë një ankesë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër Zyrës së Brendshme lidhur me marrëveshjet e tij të sigurisë kur ai viziton MB, pavarësisht se kundërshtoi vendimin që ai nuk duhet të lejohet të paguajë privatisht.

Avokatët e tij kërkuan një rishikim gjyqësor të refuzimit të ofertës së tij për të paguar mbrojtjen në Mbretërinë e Bashkuar pasi masat e tij të sigurisë ndryshuan kur princi pushoi së qeni një “anëtar zyrtar i familjes mbretërore”. Një gjyqtar vendosi të mos  i jepet drita jeshile për një seancë të tillë.

Vendimi vjen në mes të procesit gjyqësor të vazhdueshëm që përfshin Herrin kundër gazetave të grupit Mirror (MGN) mbi akuzat për mbledhje të paligjshme informacioni.

Avokatët e Home Office kishin kundërshtuar idenë e lejimit të njerëzve të pasur të “blejnë” sigurinë nga policia.

Vendimi, megjithatë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se beteja ka përfunduar. Princi Herri tashmë ka fituar të drejtën për një rishikim të plotë gjyqësor kundër Home Office mbi vendimin kryesor për t’i mohuar mbrojtjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!