Nga infermieria ka ardhur një lajm i keq për klubin e Kukësit, ku njëri prej titullarëve të ekipit ka përfunduar vitin para kohe.
Angel Tafas ka marrë një dëmtim në menisk, një problem fizik aspak i lehtë. Ai ka marrë dëmtimin në gju gjatë seancave stërvitore dhe pasi janë kryer ekzaminimet mjekësore është konstatuar se lojtari i verilindorëve duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
Portieri ka mbyllur vitin para kohe dhe rikthimi i tij pritet të jetë gjatë muajit janar./ h.ll/abcnews.al