Borussia Dortmund mori një fitore të madhe ditën e djeshme në kampionat. Verdhezinjtë triumfuan 1-3 në fushën e Leipzig, fitore që u zbeh disi nga dëmtimi i Axel Witsel.
Mesfushori belg u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë (30′) dhe i la vendin Emre Can. Kontrollet e specializuara kanë dhënë përgjigjen që nuk duhej.
31-vjeçari ka këputur tendinën e Akilit dhe duhet të qëndrojë jashtë minimalisht 4 muaj. Praktikisht sezon i mbyllur për mesfushorin e Dortmund. /abcnews.al