Antonio Conte ka marrë një lajm të keq nga Holanda. Stefan De Vrij ka pësuar një dëmtim në seancën stërvitore të kombëtares së tij. “Tulipanët” zbresin sonte në fushë dhe do të luajnë kundër Irlandës së Veriut në transfertë.
Një ndeshje deçizive për miqtë, të cilët kualifikohen edhe me barazim. De Vrij do të mungojë në këtë ndeshje, teksa nuk do të jetë i pranishëm as në pankinë.
Mbrojtësi zikaltër ndjen shqetësime fizike dhe trajneri e tifozët e Interit shpresojnë që të mos jetë asgjë serioze. Gjendja e tij do vlerësohet më imtësisht në orët e ardhshme, pasi të kryejë kontrolle të detajuara mjekësore. /abcnews.al