Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajm i ëmbël: Këngëtari dhe modelja e njohur do të bëhen prindër për herë të tretë

schedule09:48 - 14 Gusht, 2020

schedule 09:48 - 14 Gusht, 2020

John Legend dhe Chrissy Teigen janë ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit.

Ata nuk ngurrojnë të shfaqen shpesh herë në publikë së bashku. Këtë herë, modelja ka qenë sërish pjesë e klipit të ri të Legend, “Wild”. Përveç baladës romantike, lajmi që erdhi me të është se ata do të bëhen prindër për herë të tretë.

Në fund të videos, John shfaqet duke përqafuar Chrissy-n teksa ajo përkëdhel barkun e rrumbullakosur.

Mesa duket se kjo ka qenë mënyra se si kanë zgjedhur të bëjnë të ditur lajmin e shtatzënisë. Një burim pranë tyre ka konfirmuar për CNN se është e vërtetë dhe ata do të bëhen sërish prindër.

Kujtojmë që John dhe Chrissy janë prindër të dy fëmijëve,  4 dhe 2 vjeç. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!