Lajm fantastik, talenti spanjoll i Cityt lë spitalin pas dëmtimit horror

schedule21:19 - 18 Qershor, 2020

schedule 21:19 - 18 Qershor, 2020

Një lajm fantastik nga Mançesteri: Talenti i Manchester Cityt, Eric Garcia, ka lënë spitalin pas disa orësh nën kujdesin e mjekëve, pasi pësoi një dëmtim horror në takimin kundër Arsenalit.

LEXO EDHE: VIDEO/ Dëmtim horror, Ederson bën për spital shokun e skuadrës!

10 minuta para fundit të takimit, Garcia u shemb në tokë nga portieri i tij, Ederson. Qendërmbrojtësi 19 vjeçar bëri një ndeshje të madhe përballë “Topçinjve”, por ai dëmtim i shqetësoi të gjithë.


Por lajmi i mirë më në fund ka mbërritur dhe Garcia është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Edhe portieri Ederson ka postuar një foto së bashku me Garcian në spital, duke shkruar: “Mirë dhe i rikthyer!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!