Lajm fantastik për futbollin dardan, Ademi: Kosova me 4 ekipe në Evropë

schedule15:36 - 21 Korrik, 2021

schedule 15:36 - 21 Korrik, 2021

Presidenti i FFK (Federata e Futbollit të Kosovës), Agim Ademi ka dhënë një lajm të mirë për futbollin dardan. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ademi lajmëron rritjen e skuadrave që do të përfaqësojnë futbollin e Kosovës në kompeticionet evropiane, duke nisur prej sezonit 2022/2023.

Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një lajm jashtëzakonisht të mirë për futbollin e Kosovës. Që nga edicioni 2022/2023 Kosova do të përfaqësohet në Evropë me 4 skuadra.

Pra, edicioni i ri i garave në futbollin kosovar do të dërgojë në garat evropiane kampionin, nënkampionin, skuadrën e pozitës së tretë në renditjen e Superligës si dhe fituesin e Kupës së Kosovës.

Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë, e për të cilin jemi angazhuar shumë me kërkesa të vazhdueshme në UEFA.

Duke pasur parasysh se Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% kampionatit tonë do të jetë në garat evropiane dhe kjo s’do mend se është arritje e madhe.

Me këtë rast përveç punës tonë si federatë, dua t’i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan në kërkesën tonë, por më së shumti i falënderoj klubet tona, të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre.

 

Agim Ademi

Prandaj, në këtë ditë të rëndësishme për futbollin e Kosovës i uroj klubet e Superligës, ngase pjesëmarrja e katër ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe pa dyshim edhe ngritje të organizimit të klubeve.

Urime e na priftë e mbara!  Me respekt, A.A“, shkruan kreu i futbollit dardan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!