I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë në Beograd ku është takuar me presidenti serb Aleksander Vuçiç.
Mediat vendase bëjnë me dije se takimi i paparalajmëruar do të zhvillohet mesditën e sotme në presidencë. Pas takimit mes Vuçiç e Lajçak do të ketë edhe një komunikatë për media.
Në anën tjetër grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar punën e targave.
Para gjashtë muajsh ishte nënshkruar marrëveshja gjashtëmujore për zhbllokimin e udhëtimit të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe e njëjta skadon nesër./abcnews.al

