I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Me një shënim në Facebook, Lajcak shton se këtë javë ka punuar në dokumente, të cilat i ka quajtur të rëndësishme, për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi.
Gjatë kësaj jave, ka thënë Lajçaku, është thelluar edhe më shumë në gjendjen aktuale në rajon, të cilën në disa raste, ai e ka quajtur shqetësuese. Ai shtoi se nga palët që të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve.
“U takova gjithashtu me deputetin e Parlamentit Evropian, Matjaz Nemec, për të diskutuar perspektivat tona për ecurinë e dialogut dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor më gjerë në Parlamentin e BE-së. Është gjithmonë e dobishme të shkëmbehen pikëpamje për të qëndruar të përditësuar mbi zhvillimet e fundit”, thekson ai.
Më tej Lajçak konfirmon se ka zhvilluar biseda telefonike produktive me partnerët në terren për të kuptuar më mirë gjendjen dhe zhvillimet në veri të Kosovës.